Shkodër, Bisha bën thirrje t'i jepet zgjidhje, asistencës, në Shalë
Problemet e hasura në vite me ndihmën ekonomike dhe atë të paaftësisë, por edhe abuzimet e mëdha të konstatuara nga kjo skemë, kanë bërë që Ministria e Mirëqënies sociale të ndërmarrë 3 reforma thelbësore. Ka qënë Drejtoresha e Shërbimit Social Kombëtar Etleva Bisha, që gjatë një takimi në Shkoder ka shpalosur orientimet që do të kenë këto 3 reforma, njëra prej të cilave do të ecë paralel me reformën territoriale.Duke e cilësuar një proçes të vështirë dhe që kërkon kohë, Bisha sqaroi se edhe sot rezultojnë familje që marrin ndihmë ekonomike padrejtësisht e ku nga kjo skemë janë përfitues prej 20 vitesh.Lidhur me ngërçin e krijuar me komunën Shalë, atje ku banorët nuk marrin ndihmën ekonomike prej 8 muajsh për shkak të konflikteve politike, ajo apeloi për zgjidhje, por tagër ndërhyrjeje theksoi se nuk ka.Aktualisht në qarkun e Shkodres prej disa muajsh ka nisur një punë intensive për pastrimin e listave të përfituesve të ndihmës ekonomike dhe paaftësisë në mënyrë abuzive.Oranews.tv