"Unë jam ndryshe" Albatros Rexhaj, shkrimtari që fshihet pas zhurmave
Tirane- Në diktaturën e dëshpëruar, "Zonja Z" nuk mund të shijojë as lumturinë si duhet, sepse njerëzit, jo se i xhelozon lumturia e saj, por i mungon shumë dhe nuk e imagjinojnë dot se ekziston tek dikush tjetër, pasi nuk e kanë pasur ndonjëherë.Njerëzit thonë se duhet mbështetja e miqve kur ndihesh keq. E vërteta është që duhet mbështetja kur je i lumtur kur e ndjen ekzaltimin brenda vetes kur arrin suksesin. E ndan me të tjerët dhe e sheh përkrahjen në sytë e njerëzve dhe miqve të tu.E vërteta e realitetit tonë është se kur e ndjejmë këtë lumturi shumë pak njerëz bëhen pjesë e lumturisë sonë. Ose bëhen pjesë kozmetike e saj, por jo realisht. Sfida më e madhe është të jesh pjesë e lumturisë së tjetrit jo vetëm të jesh pjesë e dhimbjes.Kjo është pjesë e filozofisë urbane të Albatros Rexhajt, shkrimitari i ri i cili po shton gjithnjë e më shumë lexuesit e librave të tij, ndërsa në rrjetet sociale tashmë ka krijuar botën e vet, ku ka mbi 420 mijë miq.Shkrimtari që jeton në Prishtinë, udhëtoi drejt Tiranës për të prezantuar sot pasdite në Panairin e Librit, "Zonja Z", i cili brenda 3 ditësh u shit në 2 mijë kopje në kryeqytetin kosovar.Ndërsa sot në mëngjes ndalesa e parë e Albatros Rexhajt ishte në RTV "Ora News", në emisionin "Ditë e Re" të Enkel Demit.
"Kam pritur suksesin e "Zonjës Z", por nuk e kam pritur që të shkojë aq shumë. Reagimi që ndodhi në Prishtinë ku pati një lloj vrapi më bëri të mendoj nëse e kam shkruar mirë apo jo. " të tregon ai.Thotë se bota i takon atyre që guxojnë të sfidohen dhe ai e ka pranuar sfidën. "Unë kam pasur një profesor që thoshte se kishte pasur shumë studentë por bota nuk i njeh pasi kalkulojnë rrezikun. Ata me nota më të dobëta rrezikojnë më shumë dhe historia i njeh ata. Unë e kam pranur sfidën. "Po kush është thelbi i suksesit të Albatros?Ka dashur të jetë ndryshe: "E kam ndjerë si nevojë të brendshme që brezi ynë të nxjerrë zërin e vet. I gjithë projekti im në letërsi dhe përtej saj e kam quajtur filozofi urbane. Si një lloj thirrje që ne duhet të krijojmë mendimin e ri.Përshtypja e Albatros Rexhajt është se shqiptarët riciklojnë idetë e viteve 70, jo vetëm në modë por edhe në mendim dhe kjo krijon atë frikën se je i huaj në vendin tënd dhe në mesin e njerëzve që ke jetuar gjithë ditën."Kjo sepse mungon guximi të themi mendimin, dhe unë një ditë kam thënë jo, stop.. Dhe aty ka nisur ndryshimi"Shkrimtari që fshihet pas zhurmaveAi është shkrimtari që fshihet pas zhurmave, shkruan ende me laps dhe jo me kompjuter. Mes zhurmës ndihet mirë, nxjerr lapsin dhe shkruan në bllok, më pas vjen pjesa e strukturimit dhe redaktimit."Shkruaj në qytet. Nuk mund të shkruaj në shtëpi. Fshihem në zhurma në ato turma ku jemi çdo ditë. Unë jam shkrimtar i letërsisë urbane."Rebelimi dhe kolona zanore e "Zonjes Z" sot kur koha është luksNuk beson më në rebelimet në rrugë, sepse po 'ti thyjmë xhamat e qeverisë ne do i paguajmë"- thotë Rexhaj- por beson tek rebelimi i brendshëm dhe ne shqiptarët- thotë- jemi në udhëkryqin e kohës së rebelimit individual." Duhet të refuzojmë skemën që na është imponuar" dhe prandaj vendosi të vinte tek lexuesi i tij ndryshe: "Zonjën Z" i kushtoi jo vetëm 190 faqe, por dhe një kolonë zanore në faqen 191-të."Kur filmat kanë një kolonë zanore përse librat të mos kenë të tillë! Ata që lexojnë librin më pas këngën do e përjetojnë ndryshe nga ata që fillimisht dëgjojnë këngën e më pas lexojnë librin."Për Albatros kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të tërhequr lexuesin tek libri i tij, i cili jeton në këtë botë dinamike dhe ku koha është luks."Njeriut i duhet të merret me shumë gjëra dhe koha është luks. Që në mëngjes i duhet të merret me ato misionarët që të vijnë te dera, apo ato që të shpërndajnë fletushka ku reklamojnë produktet. Duhet të vish të takosh Kelin…. (qesh)"Madje duke qeshur thotë se femrat shquhen të kenë një lloj durimi ndërsa " ne meshkujt duhet të shkojmë pushime a në burg të lexojmë" (qesh dhe tregon një historinë e një lexuesi i cili kishte lexuar të gjithë librat e tij dhe kur e kishte pyetur sa mirë kishte pasur kohë i kishte treguar se kishte qenë 3 muaj në burg .)Zoti nëse do kishte zemrën tonë bota do merrte fundThotë se nëse Zoti do të kishte zemrën tonë kjo botë do të merrte fund në mot, por çështja që e bën ndryshimin është si do të jem ditën tjetër."E ndej se jam mëkatar por e kuptoj se bota nuk është e përbërë nga shenjtorët dhe të gjithë jemi mëkatarë. Një ditë e kam pyetur një udhëheqës fetar dhe më tha: Zoti i ka menduar njerëzit si një qënie që tërë kohën gabon, pastaj pendohet, dhe pasi pendohet harron që është penduar."Fama dhe ambicia: Kadareja nuk e mori Nobelin unë dua ta marr"Nuk bën jetën e vipave të tjerë dhe nuk jeton mes tyre."Unë s'dua të shkoj aty ku rrinë vipat unë dua të shkoj aty ku kam miqtë e mi. Në ato pubet e Prishtinës ku mua më respektojnë si shkrimtar dhe më duan ashtu me të gjitha teket përfshi dhe budallalliqet që kam"Në letërsinë urbane Albatros nuk ndihet i konkuruar pasi thotë se në këtë tren e konsideron veten të vetëm dhe duke qeshur tregon ambicien: "Kadareja nuk e mori Nobelin unë dua ta marr".