Gara për kreun e LSI, Rama: Jehtësuam vlerat e demokracisë

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, një prej kandidatëve në garë për kreun e ri të LSI ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, të cilat më pas pritet ti japin drejtimin e partisë vetë atij ose kandidatit tjetër në garë dhe kreut aktual të LSI-së, Ilir Meta.Pas procesit të votimit, Rama në një prononcim për mediat vlerësoi se kjo garë vërtetoi dhe njëherë se LSI ka bërë të vetat vlerat fondamentale, respektimin e votës së fshehtë dhe garën edhe brenda llojit.“Kurorëzojmë sot një proces shumë të rëndësishëm të rikonsrukturimit të kësaj partie. Konfirmojmë që LSI ka bvërë të vetat vlerat fondamentale që lidhen me respektin e votës së fshehtë në Shqipëri, së dyti realizuam një garë, atë të ballafaqimit të ideve dhe alternativave të ndryshme, vlera që jehtësojnë peshën e demokracisë dhe jetën e një partie” tha ai.Janë 159 qendra votimi, në të cilat do të drejtohen votuesit për të hedhur votën për të parapëqyerin e tyre për drejtimin e kësaj partie.Gara do jetë transparente për mediat ndërsa, numërimi i votave do të bëhet sipas një sistemi elektronik.