Arrestohen 3 shtetas mes tyre dhe një femër, sekuestrohen 150 doza canabis
Bien në pranga e policisë së Elbasanit, sekuestrohen 150 doza canabis sativa. Besiko Çobo, 48 vjeç, Diana Çobo, 45 vjeçe, E.Z., 17 vjeçe, janë këto tre shtetasit e arrestuar nga efektivët e Elbasanit, për posedim të lëndëve narkotike. Sic bën të ditur policia, ka qenë pikërisht 17-vjeçarja, e cila gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë i janë gjetur 150 doza canabis sativa.Mësohet E.Z., kishte shkuar në burgun e Kosovës për të takuar një të afërm, të dënuarin Klodian Xhamalaj, të cilit pas kontrollit të bërë iu gjet një aparat celular. Po kështu nga hetimet e kryera të policisë rezultoi se 17-vjeçarja bashkëpunoi dhe me dy shtetasit e tjerë dhe si rrjedhojë është bërë edhe ndalimi i tyre. Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.