30 minuta bisedime, Jahjaga për Kosovën e pavarur, Nikoliç për rezolutën serbe
Për 30 minuta Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliç janë ulur në një tryezë së bashku si Presidentë të dy shteteve, të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo gjë është mundësuar nga shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Takimi, i cili nisi në orën 18.00 është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe ka përfunduar në orën 18.30. Por në prag të këtij takimi, Ashton ka takuar më vete Nikoliçin dhe më pas Jahjagën.Në një deklaratë të shkurtër pas takimit Ashton ka theksuar se është diskutar për veriun e Kosovës, por javët e ardhshme janë kritike."Në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës, javët e ardhshme do të jenë kritike. Që të dy, presidenti Nikolliç dhe presidentja Atifete Jahjaga më kanë siguruar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për dialogun dhe për axhendat respektive evropiane"ka thënë Ashton.Takimi është vlerësuar edhe nga Jahjaga, duke e cilësuar si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes vendeve dhe që do pasojë e me të tjerë.“Nga ky takim fitojnë dy shtete, tona, por edhe politika e rajonit. Ishte takim zyrtar, i zakonshëm. Duke pasur paerash të kaluesen tonë, mund të them se ishte takim korrent në respktmin reciprok të autoriteteve. Do të ketë vende për takime tjera. Ne u pajtuam se duhet të këtë takime tjera, dhe se kjo është politik shtetëror e dy vendeve”, tha Jahjaga.Por ndryshe ka qenë për Nikolic, i cili ka insituar se Serbia nuk do të njohë Kosoven dhe nëse në takime te tjera flitet sërish për këtë ka kërcënuar me mungesë dialogu.“Në takim nuk janë përputhur mendimet tona. Serbia nuk do ta njohë Kosovën si të pavarur. Do të mbesim prapa rezolutës tone. Njerëzit këtu me ngulm insistojnë në shtet të pavarur në fqinjësinë tonë, e këtë Serbia nuk mund ta pranojë si temë. Do të shohim nëse do të ketë akoma takime, mund të takohemi ne si Koreja Veriore dhe ajo Jugore me vite të tëra dhe vetëm të themi ‘mirëdita’, por asisoj humbim kohë, ndërsa bota normale nuk mund të na presë”, deklaroi Nikoliç.Por ky takim është përshëndetuar nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani, si një hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ndërsa Kryeministri Berisha ne facebook tha se ky takim shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia.