Ben Afleck, regjizori më i mirë
Mesa duket viti 2010 është viti i filmit "Argo"Një film i cili është vlerësuar në shumë shpërblime çmimesh. Por fat ky film i ka sjellë edhe aktorit Ben Afleck, i cili tashmë është kthyer në regjizor.Një tjetër ceremoni e rëndësishme çmimesh kinematografike, sjell një tjetër çmim të rëndësishëm për Ben Aflek dhe filmin e tij “Argo”, duke i vendosur shumë pranë mundësisë për të fituar një ose më shumë çmime “Oskar”, në natën e yjeve më 24 Shkurt, ku do të vlerësohen prurjet më të mira të vitit në kinema.Aflek, është cilësuar, prej kolegëve të tij, si regjisori më i mirë, në ndarjen e çmimeve të regjisorëve, apo "Directors Guild Awards", një prej ceremonive me më shumë peshë të sezonit të çmimeve hollivudiane.Që prej vitit 1948, vetëm 6 herë ka ndodhur që fituesi i çmimit për regjisorin më të mirë, të akorduar nga Bordi i Regjisorëve Hollivudianë, nuk ka fituar edhe Oskarin për të njëjtën kategori.Dhe kjo do të jetë hera e shtatë, pasi këtë vit nuk do të ketë Oskar për Aflek, si regjisor. Mosvlerësimi i tij me një nominim, nga Akademia e Oskarëve këtë vit, shihet si një ndër gabimet më të mëdha të këtij edicioni, i cili do të ndiqet live nga miliona teleshikues, në datën 24 Shkurt.