Janet Jackson drejt martesës me Wissam Al Mana

Janet Jackson dhe i fejuari i saj, Wissam Al Mana, po mendojnë të martohen pas disa muajsh. Sipas thashethemeve, Jackson, tashmë 46 vjeç, po vlerëson mundësinë për të lindur fëmijë."Janet është tepër e lumtur, e vetmja gjë që i mungon në jetë është një fëmijë. Para disa vitesh ajo i është nënshtruar disa proçedurave të fekondimit artificial dhe tashmë është në kërkim të një nënë që do mbart foshnjën e saj", ka thënë një burim për "National Enquirer".Jackson dhe milioneri Wissam janë fejuar zyrtarisht gjatë festës së Krishtlindjes.