Al Pacino merr çmimin e karrierës "Golden Camera"
Al Pacino dhe yje të tjerë të Hollywood, janë nderuar me disa çmime në Berlin gjatë edicionit të 48-të të "Golden Camera", të akorduara nga revista "Tv Hoerzu".Pacino është nderuar me çmimin e karrierës. Të njëjtin çmim ka marrë edhe Joe Cocker, ndërkohë që Sigourney Weaver, është vlerësuar si aktorja më e mirë ndërkombëtare dhe Clive Owen, si aktori më i mirë ndërkombëtar.Pacino ka rrëfyer se do i pëlqente të punonte një herë në Berlin: "Në mënyrë që të kisha kohë të shikoja qytetin dhe rrethinat, por edhe sepse ime bijë jeton këtu. Ajo është producente kinematografike dhe po punon për një projekt të ri. Di shumë më tepër se unë se si bëhen filmat. Nëse ajo qëndron, sigurisht që do të kthehem më shpesh".Ndërsa filmi më i ri që do të mund ta shohim Al Pacinon do të jetë fimi me titull "Wall of Sound", ku aktori do të luaj rolin e një 73 vjeçari i cili është burgosur në vitin 2009 për vrasjen e aktores Lana Clarkson.