Vrasje për xhelozi, vret me mjete të forta bashkëshorten

Vritet me mjete të forta nga bashkëshorti i saj një 42-vjecare. Krim i rëndë brenda familjes është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku shtetasi Bujar Dedej, 48 vjeç ka goditur me mjete të forta bashkëshorten, Lime Dedej, 42 vjeçe, duke e plagosur rëndë.Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se e plagosura është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagë të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, ku dhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq blutë e këtij qyteti kanë bërë ndalimin e autorit të dyshuar për krimin e rëndë, 48-vjeçarit Bujar Dedej.Nga hetimet paraprake dyshohet se Dedej e ka vrarë bashkëshorten për xhelozi, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.