Meta apo Rama? Votohet sot për kreun e ri të LSI-së
Ilir Meta apo Luan Rama në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo dilemë do të marrë zgjidhje pikërisht ditën e sotme, ku ka nisur votimi për zgjedhjen e liderit të ri të LSI-së. Janë 159 qendra votimi, në të cilat do të drejtohen votuesit për të hedhur votën për të parapëqyerin e tyre për drejtimin e kësaj partie.Do të ketë një KQZ të partisë, ndërsa krahas komisioneve të numërimit, nuk do të mungojnë as vëzhguesit, që do të jenë një garanci më vete për mbarvajtjen e zgjedhjeve në këtë parti.Por ndyshe nga zgjedhjet lokale të vitit të shkuar, ku rezultati mbeti peng për disa muaj, LSI garantoi një ditë më parë se nuk do të ketë vonesa, me përjashtim të distancave, kryesisht në zonat e thella rurale ku materialet duhet të dorëzohen në qarqet përkatëse per numërim.Ndërkaq rreth orës 10:00 pritet që të votojë kandidati Rama, ndërsa kandidati tjetër Meta pritet të drejtohet drejt kutive të votimit rreth orës 14:00 të mesditës, ndërsa procesi i votimit që ka startuar në orën 8:00 të mëngjesit pritet të mbarojë rreth orës 17:00.Gara do jetë transparente për mediat ndërsa, numërimi i votave do të bëhet sipas një sistemi elektronik.