100 vjetori, Topalli u jep Vlorës, Shkupit, Ulqinit dhe Prizrenit aktet e themelimit të shtetit
Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli në kuadër të kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë , ka nderuar të premten komunat e Prizrenit, Ulqinit, Çairit-Shkupit dhe Bashkinë e Vlorës për kontributin dhe rolin e tyre përcaktues në historinë kombëtare dhe themelimin e shtetit shqiptar.Ndërsa u dorëzoi krerëve vendorë të këtyre qyteteve të trevave shqiptare aktet e themelimit të shtetit nga viti 1912 deri në vitin 1922, Topalli vlerësoi rolin dhe kontributin e tyre në jetësimin e shtetit shqiptar dhe shprehu mirënjohjen për të gjitha figurat e kombit.“Kujtojmë kryengritjen e Shkupit, Lidhjen e Prizrenit, Ulqinin, Vlorën për ngritjen e flamurit dhe deklaratën e pavarësisë që është certifikata e lindjes së shtetit shqiptar”- u shpreh Topalli.Ajo shprehu mirënjohjen për kyengritjet e Shkupit, të cilat shtoi Topalli janë kryengrtijet e lavdisë, që u çliruan Shkupi dhe u shtruan kërkesën për anatomi.Duke shprehur mirënjohejn për Lidhjen e Prizrenit Topalli u shpreh se ajo ishte e para lidhje me karakter kombëtar, që sfidoi prepotencën e superfuqive të mëdha dhe arrogancën e vendeve fqinje.Mirënjohje Lidhjes së Prizrenit, sepse çështja shqiptare hyri në veprimtarinë ndërkombëtare që kërkonte zgjidhje. Mirënjohje Hasan Prishtinës dhe shokëve të tij”- vijoi ajo.Ndërkaq kryeparlamnetarja vlerësoi Ismalit Qemalin si prijësin tonë kombëtar, i cili kurorëzaoi në Vlorë përpjekjet shekullore të kombit, duke i dhënë çertifikatën e lindjes shtetit shqiptar.Gjatë ceremonisë u recituan vargjet e poezive “Unë biri yt Kosovë e Ali Podrimes” dhe “Atdheu” nga Fatos Arapi, atmosferë përcolli dhe ansambli i këngëve dhe valleve popullore të Tiranës.