Meta politikës: Frymëzohuni nga Thaçi-Daçiç, votoni reformat
Ilir Meta u ka bërë apel dhe njëherë apel forcave dhe aktorëve politikë të bëhen ndihmesë dhe jo pengesë në integrimin e vendit. Vetëm një ditë nga beteja e zgjedhjeve për kreun e LSI-së, ku Meta do të përballet me rivalin politik Luan Rama, ai u ka bërë thirrje politikanëve të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të përmbyllin në kohë reformat e mbetura, të cilat sipas tij kanë mbetur peng vetëm nga mungesa e vullnetit për votim.“LSI është një forcë e të ardhmes, shumica e votuesve i përkasin gjeneratës së re të Shqipërisë , të atyre që duan të ecin më shpejt, të atyre që skuptojnë dot se pse qenka kaq e vështirë nga partitë në parlament të votojnë dy projektligje të gatshme, për marrjen e statusit. Është e pafalshme, në këtë mënyrë zvarritet, pengohet një aspiratë e të gjithëve për të anëtarësuar vendin në BE, njëkohësisht duhet të tregojmë më shumë se kurrë pjekuri kur gjendemi dhe në 100 vjetorin e pavarësisë. Këtë kokëfortësi nuk mund ta kuptojnë të rinjtë në mënyrë të vencantë, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë europiane. Apelojmë si LSI ndaj gjithë aktorëve politikë të bëhen ndihmesë dhe jo pengesë për integrimin” deklaroi Meta.Duke hequr një paralele mbi takimin historik Thaci-Dacic, të cilin e vlerësoi mjaft pozitiv, Meta theksoi se le të shërbejë si shembull për klasën politike shqiptare, që për integrimet dhe aspiratat e përbashkëta europiane duhet të ulesh në tryezë edhe me “armikun”.“Sot në Bruksel ndodhi dicka që s`mund ta kisha imagjinuar se mund të ndodhte.Nuk e mendoja dot se do vinte një ditë që Hashim Thaci të takohej me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic që është dhe pauses i lidershipit që udhëhoqi genocidin në Kosovë. Derisa këta të dy takohen për të ardhmen europiane, pse qenka kaq e vështirë të miratojmë ne gjykatën e lartë, statusin për nënpunësin civil dhe një reformë për parlamentin që garanton të drejtat e të gjitha palëve? Të marrim pak kurajo nga Thaci dhe Dacic, cfarë na pengon ne të tregojmë përgjegjshmëri maksimale ndaj shqiptarëve, shtetit dhe kombit. Shqipëria duhet të ndikojë për një frymëzim pozitiv, që të jenë faktor i stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë, aq më tepër në këto kohë të vështira ekonomike. Është e rëndësishme që debati të përqëndrohet në politikat ekonomike” vuri në dukje Meta.Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në kryeqytet, takim ky në cilin ishte prezent edhe kanidati tjetër në garë, Luan Rama. Rama gjatë fjalës së tij e konsideroi të përbushur misionin e fushatës për zgjedhjen e kreut të ri të LSI-së, edhe nëse vota e lirë nuk e nxjerr atë fitues të premten.“Ardhshi të bardhë në LSI. Urimi ardhshi të bardhë është urimi që cdo zemër shqiptari bën për këdo. Që bëhet krah për të ecur sëbashku dhe për të fituar sëbashku. Pasi vetëm sëbashku do bëjmë të mundur që LSI të jetë forca e parë e integrimit të Shqipërisë në BE. LSI garanton realitete të prekshme, prandaj LSI ka në logo “të ecim më shpejt”, të guxojmë për të fituar, LSI është parti e sidave, LSI është fituese e sfidave. Sot mbylla një fushatë, kjo fushatë kultivoi konkurencën, e evidentoi si vlerë, qoftë edhe për këtë fushata e ka kryer misionin e vet” deklaroi Rama.Në përfundim të takimit të dy kandidatët për kreun e ri të LSI-së, kanë ftuar të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e ditës së nesërme, si dëshmi e angazhimit qytetar për të qënë pjesë e vendimmarrjes.