Panariti s'mban premtimin, mollët e Korçës stok, po kalben në magazina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2014, 21:36
Kostoja e transportit dhe çmimi i ulët që kërkohet nga tregtarët po lë edhe këtë vit stok mollët e Korçës. Fermerët rrezikojnë falimentim, pasi produktet e tyre po kalben në magazina.Të indinjuar për humbjen ekonomike, fermerët kërkojnë rregullimin e infrastrukturës për shitjen e prodhimeve të tyre.Premtimi se do të rregullohej marrëdhënia e fermer-transportues-shitës erdhi rreth një muaj më parë nga vetë ministri Edmond Panariti gjatë një vizite në fshatin Vreshtas të Devollit.