Kryeministri me biçikletë, Mark Rotte e përdor brenda dhe jashtë Holandës

Kryeministri holandez, Mark Rutte, shkon çdo ditë në punë me biçikletë, kthehet në shtëpi me biçikletë, bën pazar me biçikletë dhe nuk përdor as makinë, as autobus apo tram.Për të gjithë ata që mund të mos e dinë, Hollanda është një fuqi ekonomike dhe renditet e 16-a në botë në terma të lartë të PBB.5Edhe pse me standarte tepër të larta dhe një nga vendet më të pasura, Kryeministri i saj lë mënjanë luksin, duke preferuar tradicionalen, lëvizjen me biçikletë në ajër të pastër.9Ajo që është shumë interesate, është fakti se Kryeministri edhe në vizitat e tij jashtë vendit, biçikletën e merr me vete.6Rute është xhiruar në Izrael duke lëvizur me biçikletë, por tronditja më e madhe ishte në 2012, ku delegacioni Iranian u shokua kur pa Kryeministrin holandez të arrinte në takim me biçikletë.Më vonë kreu i policisë iraniane deklaroi për mediat në Teheran se ishtë ndjerë i turpëruar kur kishte parë një lider europian të shkonte në punë me biçikletë.