Shqiptarët festojnë Hallouinin dhe pse s’dinë simbolin e festës pagane
Tiranë- 31 tetori është festa e Hallouinit dhe siç është bërë traditë tashmë edhe shqiptarët e festojnë.Shenja dalluese e Hallouinëve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA, por arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e keltëve.Këtë vit ndryshe nga të tjerët në vendin tonë janë fëmijët ata të cilët kanë blerë më tepër kostume për Hallouin. Shitësit e dyqaneve rrëfejnë se shqiptarët ende nuk e dinë simbolin e kësaj feste.Edhe pse nuk e dinë çfarë realisht simbolizon Hallouini, fëmijët kanë blerë veshje dhe rrëfejnë se për një ditë duan të ngjasojnë me personazhet e kukullave që ata shikojnë.Hallouini festohet çdo vit në disa vende të botës në 31 tetor. I paraprin festës së krishterë të Ditës së Gjithë Shenjtorëve.Sipas shumë studiuesve, festa është ndikuar nga festivali i të korrave të keltëve të lashtë në ishujt britanikë, por ka edhe të tjerë që e mohojnë këtë.