Shkodër, priste karrotrecin për ta marrë, i shpërthen në flakë mjeti

Një automjet tip Benz A-Class i parkuar në anë të rrugës Shkodër-Velipojë, në fshatin Trush është shkrumbuar nga flakët, pasi ka shpërthyer impianti i gazit.Drejtuesi, Alfred Zefi, ndodhej në krahun tjetër të rrugës pasi po priste karrotrecin për të marrë mjetin, i cili nuk po ndizej.Sipas pronarit shpërthimi ndodhi menjëherë, duke mos dhënë asnjë shenjë fillestare. Në momentin e shpërthimit gjatë rrugës nuk ka patur lëvizje, duke shmangur një tragjedi të mundshme.Zjarrëfikset dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka të lënduar e as banesat për rreth nuk kanë pësuar dëme.Sipas ekspertëve, shkak i shpërthimit mendohet të ketë qënë një avari në impiantin e gazit, si pasojë e defektit që ka pësuar automjeti gjatë lëvizjes. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_413159" align="alignright" width="640"]makina e djegur Në foto: Automjeti i cili u përfshi nga flakët[/caption]