Rama viziton pediatrinë në Vlorë, porosit vlonjatët: Paguani energjinë

Kryeministri Rama vizitoi sot hapësirat e reja dhe të rikonstruktuara të spitalit pediatrik të Vlorës, një investim i realizuar në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Agjencinë turke për zhvillim TIK.Spitali i pediatrisë së Vlorës përballon një fluks të madh pacientësh, kryesisht në sezonin turistik, duke bërë të domosdoshme nevojën për të zgjeruar hapësirat dhe modernizuar shërbimin e urgjencës.Me një falenderim për punën e përfunduar me sukses, kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që pacientët e vegjël do të gjejnë në spitalin e ri kushtet optimale për ndihmën dhe trajtimin mjekësor.“Ju faleminderit të gjithëve që sot erdhëm këtu për të parë frytet e një pune të nisur dhe të një rezultati shumë mbresëlënës që është zgjidhja përfundimtare e problemit të pediatrisë. Një problem i hershëm dhe një problem që tanimë është zgjidhur duke krijuar mundësi optimale për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për ndihmën dhe për trajtimin mjekësor këtu, në Vlorë. Ku, siç u tha edhe nga parafolësit, bëhet fjalë jo vetëm për shokët e Zahos, që janë këtu nga Vlora, por edhe për ata që vijnë gjatë verës.”Vlora do të përjetojë transformime të mëdha, - u shpreh kryeministri, teksa bëri të ditur se kantiere të shumta do të hapen në të gjithë qytetin. Më të rëndësishmin prej tyre, kryeministri veçoi kantierin e vijës bregdetare, duke vijuar më tej me kantierin për rrugën hyrëse në qytet, për të lidhur përfundimisht Vlorën me autostradën, si dhe shumë kantiere brenda qytetit.“Përfitoj nga rasti t’ju them që shumë shpejt Vlora do të përjetojë hapjen e disa kantiereve të tjera shumë të mëdha. Kantieri i vijës bregdetare, i cili është një nga kantieret më të rëndësishme dhe që do të hapet pas një tenderi ndërkombëtar, që ka nisur, me financimin e Komisionit Europian dhe bashkëfinancimin e Qeverisë shqiptare.Kantieri tjetër për rrugën hyrëse në qytet, për të lidhur përfundimisht qytetin me autostradën. Sepse nuk mund të hyhet në Vlorë nga një xhep false, siç e kanë lënë deri tani. Pastaj, sigurisht, edhe një sërë kantieresh të tjera brenda në qytet, ku me të drejtë qyteti pret transformime të mëdha.”Kryeministri shpjegoi se aksionet e INUK do të paraprinë punën për hapjen e kantiereve të reja, me prishjen së pari të ngrehinave të paligjshme të cilat i kanë zënë frymëmarrjen qytetit.“Sigurisht, përpara sesa të fillojmë kantieret e tjera brenda në qytet, paralelisht me vijën bregdetare dhe me Lungomare-n, siç ka mbetur këtu fjala, do të kemi edhe një periudhë që do të kalojë INUK-u. Sepse ka shumë abuzime, ka shumë çibanë të mbjellë gjithandej që po i marrin frymën qytetit, prej vitesh dhe pas shkuljes së tyre do të ndërhyhet në të gjitha lagjet e qytetit.E duke lënë edhe një porosi për vlonjatët, Kryeministri kërkoi mirëkuptimin e tyre për të kryer brenda afateve të gjitha pagesat e faturave të energjisë e për tu bërë kështu pjesë e një përpjekjeje të përbashkët.“Nga ana tjetër, porosia e fundit është që nuk është në nderin e asnjë vlonjati që të shkojë në burg për mospagimin e energjisë elektrike. Kështu që, ju lutem, në shembullin e të gjithë atyre qytetarëve që po kthehen në rrugën e ligjit dhe në rrugën e qytetarisë, duke zënë radhën dhe duke mbajtur me durim radhën në sportelet e kompanisë së shpërndarjes, u bëj thirrje të gjithëve që të vrapojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët.”Teksa siguroi se këto para do të kthehen në investime të rëndësishme për qytetarët, kryeministri tha se:“Nëse do të arrijmë dhe do të arrijmë të gjithë së bashku të mos lejojmë më që një shumë e barabartë me 6 spitale moderne rajonale, të standardeve europiane, të humbasë në gropën e vjedhjes nga energjia, atëherë, me siguri, vitet në vijim do të jenë vite që do të sjellin shumë më tepër investime për shëndetësinë;Do të jenë vite që do të sjellin shumë më tepër transformime në infrastrukturën e gjithë shërbimit tonë shëndetësor; Dhe sigurisht do të jenë vite që do të sjellin paga shumë më të mira për mjekët dhe në radhë të parë, për infermieret. Se infermieret janë kryesoret.”