Aksioni për energjinë, 26 arrestime dhe 19 persona në kërkim në ditën e katërt
26 persona u arrestuan në të gjithë vendin në kuadër të aksionit kombëtar kundër vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa 19 të tjerë janë shpallur në kërkim.Të dhënat e opeacionit u publikuan nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe OSHEE në një konferencë për shtyp.Policia thotë se gjatë aksionit janë ndërprerë 372 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.Mes të arrestuarve saktësohet se 18 prej tyre janë pronarë biznesesh. Referuar të dhënave sipas Drejtorive të Policisë së Shtetit në qarqe, peshën më të lartë të arrestimeve e mban ajo e Tiranës me 13 të tilla, ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim.Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 13 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona .• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është arrestuar në flagrancë 1 person.• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër është arrestuar 1 person dhe janë shpallur në kërkim 6 persona.• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është shpallur në kërkim 1 person.• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është shpallur në kërkim 1 person.Policia thotë se vijon kryerja e veprimeve procedurale, ndërsa siguron se aksioni do të vijojë.