Kërkohej nga Zvicra për trafik droge, ekstradohet nga Tirana shtetasi turk

Ekstradohet nga Tirana drejt Zvicrës një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot rreth orës 16:00 u krye ekstradimi nga Tirana drejt Zvicrës i shtetasit turk Ali Riza Gurbuz, 57 vjeç, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë zviceriane, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.Ky shtetas është arrestuar më datë 29.06.2013, gjatë kontrollit nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Aeroportit të Rinasit, ku nga verifikimi në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Gjykata e Rajonit të Zurich/Zvicër ka lëshuar ndaj shtetasit Ali Riza Gurbuz urdhërin e arrestit të datës 15.05.2001.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Berne/Zvicër u bë i mundur ekstradimi drejt territorit zvicerian i të kërkuarit.