Ekonomi dhe diplomaci, Meta hedh në Marok firmat e bashkëpunimit

Në vijim të vizitës së tij në Marok, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Marokut, Salaheddine Mezouar me të cilin diskutuan për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.Sipas kryeparlamentarit Meta, konkretizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të fillojë me finalizimin e menjëhershëm të tre marrëveshjeve në pritje për lehtësimin e regjimit të vizave, eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.“Jemi të bindur që marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy popujve tanë, pra mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Marokut, meritojnë rezultate më të prekshme në dobi të dy popujve tanë. Ndaj dhe do të ecim më shpejt në këtë drejtim” tha Meta.Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Mezouar tha se këto marrëveshje duhet të përmbyllen sa më shpejt, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për qëndrimin e qartë të Shqipërisë në mbështetje të ruajtjes së integritetit territorial të Mbretërisë së Marokut, duke e cilësuar këtë si një kontribut për stabilitetin rajonal të zonës së Saharasë.