Rrëzohet anija turistike hapësinore “Virgin”, vdes piloti, plagoset tjetri (FOTO)

Një raketë e hapësirës për turizëm në Shtetet e Bashkuara, është rrëzuar të premtën teksa po bënte prova të një fluturimi mbi Kaliforni.Shkaqet e rrëzimit nuk dihen akoma.Por Kompania Virgin Galactic, ka njoftuar se raketa e saj ka përjetuar një ‘anomali gjatë fluturimit’, menjëherë pasi që ishte nisur në drejtim të hapësirës.Kjo kompani, thotë se shumë shpejt do të tregojë shkaqet e rrëzimit të saj.Nga aksidenti ka humbur jetën njëri nga dy pilotët, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.Virgin Galactic, ka për qëllim që në një të ardhme, të përdorë raketat e saj për turistë që duan të shohin hapësirën.Tashmë, më shumë se 500 njerëz kanë rezervuar ulëset e tyre për një udhëtim të tillë, të cilët kanë paguar nga një depozit prej 200,000 dollarë për një biletë, për disa minuta udhëtim nëpër hapësirë.1414782330530_wps_11_Virgin_Galactic_crash_DM_ 1414782809345_wps_18_Virgin_Galactic_s_Spacesh 1414782769011_wps_17_B1S_JHnCEAAleu6_jpg1414782729962_wps_15_image002_png