Spanja, tentativë për të bllokuar në Kushtetuese zgjedhjet e Katalonjës
Spanja do të përpiqet të bllokojë në gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e Katalonjës për pavarësinë, të planifikuara për tu mbjatur më 9 nëntor, në të njëjtën mënyrë siç bëri me referendumin jodetyrues.Kjo deklaratë vjen nga zëvendës.kryeministrja, Soraya Saenz de Santamaria, në kohën kur tensionet mes qeverisë qëndrore të Spanjës dhe Katalonjës janë rritur shumë kohët e fundit.Madridi zyrtar thotë se një votim i tillë cënon Kushtetutën, sepse lejon një përqindje të spanjollëve të votojnë për një çështje që prek të gjithë vendin."Ne kemi vendosur t'i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të pezullojë konsultimin në Katalonja, të quajtur"Proces pjesëmarrës" më 9 nëntor. Qeveria Catalanse synon të bëjë qytetarët dhe nëpunësit civilë përgjegjës për atë që Presidenti Artur Mas nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Ne do të mbrojmë qytetarët tanë të mos shkelin ligjin dhe të mos përdoren nga qeveria katalanase”.Kreu i Katalonjës, Artur Mas, ka në plan të mbajë zgjedhje më 9 nëntor, në vend të një referendumi jo të detyrueshëm për pavarësinë e shpallur të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese.Kryeministri Mariano Rajoy ka deklalaruar se ky votim është i paligjshëm apo pseudovotim.