Jep dorëheqjen Presidenti në Burkina Faso pas 27 viteve në pushtet
Presidenti i Burkina Faso, Blaise Compaore, ka dhënë dorëheqjen pas protestave të dhunshme kundër zgjerimit të pushtetit të tij 27-vjeçar.Compaore lëshoi një deklaratë, në të cilën thotë se Presidenca është bosh dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja brenda 90 ditëve.Shefi i ushtrisë, Gjeneral Honore Traore, tha se vendi ndodhet në duart e ushtrisë dhe ai ka marrë përsipër të jetë në krye të vendit në përputhje me Kushtetutën.Honore Traore, tha se qeveria e re duhet të krijohet pas konsultave me të gjitha partitë politike dhe duhet ta udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve brenda 12 muajve të ardhshëm.Ai njoftoi gjithashtu edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe situatën e shtetrrethimit nga ora 19:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.Compaore me herët premtoi të qëndrojë në pushtet në krye të nëj qeverie tranzitore deri në 2015, edhe pse ai kishte rënë dakord të mos kërkojë një mandat tjetër.Megjithatë, opozita vijoi të kërkojë dorëheqje e tij. Protestuesit dhe turmat e njerëzve kanë duartrokitur dhe brohoritur largimin nga pushteti të Compaore.Të enjten, qindra persona të zemëruar i vunë zjarrin parlamentit dhe ndërtesave të tjera qeveritare, ku të paktën 3 protestues humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë u detyruan të hapnin zjarr ndaj turmës.Protestat nisën pas përpjekjes së qeverisë për të kaluar një ndryshim kushtetues në Parlament, i cili do t'i lejonte 63-vjeçarit Compaore edhe një tjetër mandat.