Festivali “ Marije Kraja” zbret në TKOB me 31 tetor dhe 1 nëntor
Tiranë- Mbrëmjen e 31 tetorit dhe 1 nëntorit në sallën e TKOB do të performojnë 15 këngëtarë nga e gjithë bota në Festivalin Operistik "Marije Kraja".Tashmë edhe juria, e cila kryesohet nga Domenique Meyer ka mbërritur dhe ka zhvilluar edhe provat e para me këngëtarët.Një nga anëtarët e jurisë është edhe drejtori i Operas së Stambollit Ununsan Kuloglu, i cili në një intervistë ekskluzive për Ora News rrëfen se përzgjedhja e këngëtarëve ka qenë mjaft cilësore.“Janë këngëtarë të cilët vinë nga e gjithe bota.Është bërë zgjedhja e duhur në seleksionimin e tyre nga ana e drejtuesve. Dua të theksoj faktin se ky është një konkurs mjaft presigjoz, ndaj dhe konkurentët janë në lartësinë e duhur.Edhe pse kanë nevojë për më shumë eksperiencë, zgjedhja është e duhura.I pyetur për Irida Dragotin, vajzën e cila përfaqëson Shqipërinë në festival, drejtori i Operas së Stambollit përgjigjet se zgjedhja është e mirë pasi siç dihet tashmë vendi ynë ka shumë artistë të talentuar në të gjithë botën.“Kemi bërë prova me të gjithë konkurentët dhe cilësia është vërtetë e mirë.Nuk mund të jap një mendim, sepse si anëtar i jurisë do të ishte e padrejtë. Gjithsesi mund të them se ashtu si vajza që iu përfaqëson, Shqipëria ka shumë zëra të mirë, të cilet kanë ndërtuar një karrierë në skenat botërore, siç është vetë Marie Kraja apo Ilva Mula”.Festivali Operistik Marie Kraja do të zhvillohet në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.