Videolajm/ Shqiptarët ngrenë sërish dron, këtë herë në sy të Platinisë

Shqiptarët e Finlandës janë organizuar me rastin e vizitës së presidentit Michel Platini në Helsinki, dhe kanë protestuar përpara zyrave të Federatës Finlandeze të Futbollit, kanë mbajtur në duar pankarta kundër UEFA-s dhe kundër racimit, duke kërkuar drejtësi për ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.Momenti më i veçantë i protestës ishte kur shqiptarët ngritën sërish një dron që fluturoi mbi Beograd me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.