Vuçiç nuk shlyen dot borxhet, Putin i redukton furnizimin me gaz
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të ulë me 28 për qind furnizimet me gaz në Serbi.Sipas mediave serbe, shkak për këtë vendim është bërë refuzimi i Vuçiç për shlyerjen e borxhit ndaj Rusisë.Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk firmosi protokollin për shlyerjen e borxhit deri në mars të 2015, duke rritur në këtë mënyrë pakënaqësinë e Putin gjatë vizitës së fundit në Beograd.Kërkesa e Putin që Serbia duhet të paguante 200 mln dollarë brenda marsit 2015, u cilësua e padrejtë dhe e pavend nga ana e Kryeminstrit vendas.Sipas të përditshmes “Danas”, Serbia pritet të paraqesë notë proteste për uljen e furnizimit me gaz, duke specifikuar se Vuçiç ka informuar qeverinë e tij për gjithçka ndodhi në takimin e fundit.Mediat shkruajnë se kryeministri Vuçiç është shumë i zemëruar jo vetëm me kërkesën 200 milionë dollarëshe të Putin, por edhe me shkurtimin e furnizimit me gaz.Në muajin gusht, Ministria e Punëve të Brendshme ngriti një grup pune për të shqyrtuar shitjen e Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) kompanisë ruse Gazprom Neft.NIS u privatizua në dhjetor 2008, si pjesë e një pakete marrëveshjesh energjetike midis Serbisë dhe Rusisë, e cila u përfundua gjatë qeverisë së Koshtunicës.