Zgjedhjet për kreun e LSI, Vasili jep detajet e proçesit

E ndërsa Ilir Meta dhe Luan Rama të shtunën nisin zyrtarisht garën se kush do të jetë në krye të LSI, organizatorët thonë se gjithcka është gati për të nisur këtë proces në orën 8 të mëngjesit. Petrit Vasili, në cilësinë e kryetarit të komitetit organizativ të këtyre zgjedhjeve zbërthen detaje të këtij procesi.Do të ketë një KQZ të partisë, 159 qëndra votimi në nivel komune dhe bashkie. Ndërsa komisionet e numërimit do të vendosen në qarqe. Por në këtë proces, sipas Vasilit, nuk do të mungojnë as vëzhguesit, që do të jenë një garanci më vete për mbarvajtjen e zgjedhjeve në këtë parti.Por ndyshe nga zgjedhjet lokale të viti të shkuar, ku rezultati mbeti peng për disa muaj, LSI thotë se vonesa nuk do të ketë vetëm, me përjashtim të distancave, kryesisht në zonat e thella rurale ku materialet duhet të dorëzohen në qarqet përkatëse per numërim.Këto zgjedhje sipas Vasilit do të jenë transparente dhe të mirëorganizuara, duke shërbyer edhe si një shembull i qartë për mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ndryshe nga kauzat e zgjedhjeve të mërparshme ku palët akuzojnë për mungesë transparence.