Berisha në Bukuresht, zbulon pllakën tek kisha “Sfantul Nicolae Dintr-o Zi”

Gjatë vizites së tij në Bukuresht, kryeministri Berisha ishte i pranishëm edhe në kishën e vendosur në qëndër të qytetit, në të cilën përgjatë viteve 1911-1945 kanë kryer shërbesë komunitetet ortodoke shqiptare atje. Madje në këtë kishë ka dhënë meshën në gjuhën shqipe kleriku dhe personaliteti i shquar i kulturës shqiptare Fan S. Noli. Kyeministri ishte i pranishëm në zbulimin e pllakës përkujtimore tek kisha "Nicolae Dintr-o Zi", e cila u bë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku shqiptarët e Rumanisë kanë festuar për vite me radhë 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së vendit të tyre.“Këtu do të këndohej për herë të parë himni i vendit tim, himni kombëtar që këndohet që nga viti 1912.Ne sot këtu nderojmë në një kishë kaq të bukur një ngjarje tjetër, Meshën që At` Fan Noli ka mbajtur në gjuhën shqipe në vitin 1912. Ne kremtojmë këtë vit 100 vjetorin e pavarësisë. Unë ndihem krenar dhe mirënjohës për marrëdhëniet që dy vendet dhe kombet tona kanë pasur për 100 vjet me radhë. Ato janë marrëdhënie miqësie, respekti dhe mbështetjeje të plotë ndaj njëri-tjetrit.Sot marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera. Rumania e ka mbështetur fuqishëm Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe mbështet atë në rrugën e integrimit në BE” tha Kryeministri gjatë fjalës së tij.Pas meshës që u mbajt në kaudër të kësaj ceremonie, kryeministri Berisha tha se Bukureshti, i lidhur ngushtësisht me evenimente, fakte dhe personazhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët si një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit dhe përpjekjeve të tyre për krijimin e shtetit të pavarur.