Daçiç: I frikësohemi mesazheve të Edi Ramës në Preshevë
Programi i vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi më 10 nëntor është duke u përgatitur dhe nuk është ende e sigurt se çfarë do të përfshijë. Këtë e konfirmon ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Daçiç pranoi se çështja më e nxehtë nuk është nëse duhet të shkojë, apo jo, Rama në Preshëvë, por çfarë mesazhesh do të përcjellë prej andej.Së bashku me Ramën pritet të udhëtojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, të cilët kanë qenë në Beograd disa ditë më parë.Daçiç konfirmoi se një nga propozimet e palës shqiptare është vizita në Preshevë."Pyetja nuk është nëse dikush duhet të shkojë apo jo, por mesazhet që do të dërgojë. Ne presim që mesazhet të dërgohen të jenë në përputhje me parimet themelore dhe objektivat e vizitës, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve tona të mira", tha Daçiç.Vizita e Ramës në Beograd ishte programuar më 22 tetor, por u shty për shkak të përshkallëzimit të tensioneve edhe në radhët e politikanëve pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2016.