Skulptura urbane, artistët: Mungon fryma bashkohore

Edhe pse 100-vjetori i pavarësisë duket sikur e solli pak në vëmëndje artin pamor në kryeqytet, përsëri mungesa e skulpturës urbane është e dukshme dhe ka ardhur duke u zbehur.Ky është një nga shqetësimet e artistëve, të cilët me syrin e tyre e shohin të vështirë lëvrimin e kësaj gjinie dhe shkrurjen e saj në ambjentet publike.Edhe pse të rinjtë janë të interesuar në këtë drejtim, sipas Prof Ardjan Isufit, duket se në metropolin shqiptar skulptura ka mbetur në vend, pasi mungon fryma bashkëkohore e kohës.Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme, por të pakta janë prurjet e reja duke i lënë autorët që të japin sinjale pesimiste në këtë drejtim.