Dhunonte prindërit e moshuar, pranga 34-vjeçarit

Policia e Korçës vë në pranga një person nën akuzën e dhunimit të prindërve. 34-vjeçari Eduard Hoxhaj nga fshati Pirg është arrestuar nga blutë pas denoncimit nga prindërit e tij për ushtrim dhune.Hoxhaj dyshohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme mbi prindërit, ndërsa për dy të moshuarit gjykata lëshoi urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes.