Përdhunoi mbesën 13 vjeçare, 35 vjet burg për dajën pedofil
Elbasan-Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dënuar me 35 vjet burgim shtetasin Eno E., i cili akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 13 vjeçare.Eno E., akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, me dhunë, në dëm të një familjareje të afërt të tij, e cila ishte 13 vjeç në momentin e kryerjes së krimit.Sipas prokurorisë gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, i pandehuri gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit, të mos përfitojë asnjë nga lehtësirat që parashikon ligji (leje, ulje dënimi, etj.)Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi Eno E. ka ndodhur në Shtator 2013 në fshatin Serres, në Selanik të Greqisë. Sipas hetimit ka rezultuar se i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar edhe me jetë.Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi. Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e vajzës kanë bërë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë.Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit.Shtetasi i akuzuar, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, ka kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan, Prokuroria e këtij qyteti ka nxjerrë urdhër-ndalimin, i cili është ekzekutuar një vit më parë, në dt. 01.10.2013. Më pas, urdhëri i ndalimit është konsideruar i ligjshëm nga gjykata dhe ditën e sotme (dt. 08.10.2014), prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal, me 35 vjet, për të akuzuarin e kësaj vepre të rëndë penale.