Sekuestrohen 340 kg drogë brenda 24 orëve
Brenda 24 orëve të fundit janë sekuestruar rreth 340 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Njëra prej sasive të drogës është sekuestruar nga policia e shtetit helen pranë kufirit shqiptaro-grek.Në fshatin Giromeri të Filatit, rajoni Igumenicë, policia greke ka ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Nga kontrolli në brendësi të tij, në portbagazh dhe kabinën e pasagjerit, janë gjetur çanta sportive me pako me drogë, të cilat pas peshimit rezultuan në 166 kg 930 gram marijuanë.Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar me shtetësi greke e kombësi ruse. Ndërkohë nga kqyrja e dokumentacionit, ka rezultuar se automjeti është në pronësi të një shqiptari, i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë greke, droga vinte nga Shqipëria dhe ka kaluar kufirin përmes Konispolit të Sarandës.Ndërkohë që një sasi tjetër prej 170 kg lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë është sekuestruar në aksin Gjirokastër- Vrithera. Lënda narkotike është gjendur në një automjet tip foristrad me targa angleze në disa çanta shpine.Policia e Gjirokstrës megjithëse ka ndaluar dy persona të dyshuar si posedues të kësaj lënde narkotike, po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes dhe për zbulmin e destinacionit të saj.