Grevistët: MSH-ja të sigurojë rikthimin pas trajtimit mjekësor
Ish të përndjekurit politik të cilët prej 28 ditësh në grevë urie kërkojnë garanci nga ministria e shëndetësisë që t`i lejojë të rikthehen pas trajtimit mjekësor.“Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që të na sigurojë që pasi të marrin mjektim të lejohemi të kthehemi në grevë. Nëse nuk marrim garanci nga MSH nuk shkojmë në spital për të marrë mjekimin” u shprehën grevistët.Ndërkohë ditën e djeshme, ish i përndjekuri politik Fatmir Lamaj nujk u lejua të rikthehej në grevë pasi mori mjekimin në spital.Greva e urisë së ish të burgosurve politik ka hyrë sot në ditën e saj të 28-të ndërsa ende nuk është dhënë një sinjal nga qeveria për zgjidhjen e situatës.Koordinatori i grevës, Skënder Tufa më herët i bëri thirrje të gjitha përfaqësive diplomatike që të pranojnë ish të burgosurit që të vazhdojnë grevën në një nga territoret e tyre.Tufa tha se ka patur presione nga më të ndryshmet, dhe po synohet që kjo grevë të shpërndahet duke përdorur terrorin.