Berisha: Heqja e TVSH-së për qumështin, rrezik për fermerët

Kryeministri Berisha e ka cilësuar kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së së qumështit si të rrezikshme për fermerët.Gjatë inagurimit të fabrikës së qumështit “Maggle” në Rrogozhinë, kryeministri Berisha deklaroi se TVSH-ja për qumështin nuk do të hiqet por do të përmirësohet kuadri ligjor.“Kërkesa për t`i hequr TVSH-në qumështit është e rrezikshme për fermerët. TVSH-ja për qumështin, jo vetëm nuk do të hiqet, por do të bëhet një kuadër ligjor” tha Berisha.Ai gjithashtu e cilësoi si lajm mjaft të mirë për fermerët ndërtimin e fabrisë së qumështit “Maggle”.“Sot është një ditë e veçantë për Rrogozhinën dhe për Shqipërinë. Sot po fillojnë punë dy nga kompanitë lider të përpunimit të qumështit dhe kjo është lajm i mirë për fermerët. Vendi ynë ka potencial në përpunimin e qumështit dhe Maggle do ta ndihmojë Shqipërinë” shtoi më tej Berisha.