Rama: Të bashkojmë forcat për fitoren në zgjedhjet e 2013
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar sot bashkimin e së majtës për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 2013-ës.Duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryesocialisti Rama ka kërkuar zgjerim të koalicionit të majtë dhe forcim të raporteve me aleatët.“Duhet të forcojmë raportet tona me aleatët në bazën e partneritetit të drejtë me njëri tjetrin. Ne duhet të shohim interesat e zgjedhësve dhe jo interesat e ngushta politike” tha Rama.Kryesocialisti Rama i ka bërë një apel të veçantë bashkive dhe komunave që nga janari i vitit 2013 të dalim në fushatë derë më derë për tu treguar shqiptarëve programin e PS-së.Ndërkohë Asambleja kombëtare e PS-së e cila u zhvilluar me dyer të mbyllura ka miratuar në parim platformën për strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Sipas sekretarit organizativ Blendi Klosi në Asamble u diskutua për dy aspekte ku njëra është komunikimi ku do të paraqitet para elektoratit strategjia e PS-së dhe në aspektin organizativ ku ditët e mbetura nga zgjedhjet do të jenë ditë pune për çdo anëtar të asamblesë.