Banorët e Torovicës në Lezhë të pashpresë për riparimin e rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2013, 17:35
Asnjë zgjidhje për banorët e fshatit Torovicë në Lezhë, të cilët vazhdojnë të perballen me shqetesimin e nje infrastrukture rrugore tejet të renduar.Ndertimi i infrastruktures rrugore ne kete zone ka qene nje nga premtimet kryesore te komunes Balldre dhe ende gati 2 vjet pas ketij premtimi, nuk ka ardhur asnje reagim per te permirsuar kete situatë, ndersa banoret vazhdojne të perballen me veshtersi, te cilat ndikojne ndjeshem ne jeten ekonomike te tyre.Ky shqetesim i percjellë ne te gjitha institucionet dhe organet drejtuese nga banoret e 4 fshatrave ne fushen e Torovices, ka mbetur i pavlersuar, kjo për sa kohë që të mungojnë ndërhyrjet dhe investimet në këtë zonë.