Përleshje mes palestinezëve e policisë izraelite, pas aksidentimit të foshnjes

Banorët palestinezë të Jeruzalemit lindor u përleshën me policinë izraelite të mërkurën, pak orë pas një aksidenti ku një makinë përplasi për vdekje një foshnje dhe plagosi tetë persona.Policia e përshkroi aksidentin si një sulm terrorist dhe shtoi se dy prej të plagosurve ishin në gjendje të rëndë për jetën.Shoferi i taksisë, i identifikuar si Adbel-Rahman Shaludi, 21 vjeç, u qëllua nga policia ndërsa përpiqej të arratisej dhe u dërgua në spital, në gjendje të rëndë.Në mbrëmje, banorët palestinezë të qytetit u përleshën me policinë duke e goditur me gurë dhe bomba artizanale, ndërsa autoritetet u kundërpërgjigjën me granata.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu fajësoi për aksidentin presidentin palestinez, Mahmud Abaz, dhe lëvizjen Hamas dhe urdhëroi policinë që të shtonte praninë në rrugët e qytetit.Ndërkohë, në ceremoninë mortore të foshnjës së vrarë mori pjesë edhe Presidenti i vendit, Reuven Rivlin, bashkë me qindra të tjerë që ishin bashkuar për të mbështetur familjen, ndërkohë që në vendin e ngjarjes u mblodhën një grup i vogël izraelitësh që bërtisnin"Arabë, bëni kujdes! Gjaku hebre nuk do të shkojë dëm".Incidenti i fundit në Jeruzalem kishte ndodhur në gusht, kur dy palestinezë vranë një shtetas dhe një ushtar izraelit, pak ditë pas ndërprerjes së luftës dymujore në Rripin e Gazas.Izraeli mban të pushtuar Jeruzalemin lindor bashkë me Rripin e Gazaz dhe Bregun Perëndimor që prej vitit 1967, gjatë Luftës së famshme 6-ditore.Pasi e aneksoi qytetin, e shpalli me dekret në vitin 1980 si kryeqytet të shtetit, një vendim ky i panjohur ndërkombëtarisht.