Ligji i ri për Avokatin e Popullit, Totozani kundër draftit te "ligjet"
Ndryshime në ligjin për Avokatin e Popullit e kanë kthyer sërish në arenë debati Komisionin e Ligjeve. Avokati i Popullit Igli Totozani kundështoi sërish ndryshimin në ligj, që i jep të drejtën komisionit të ligjeve të zgjedhë komisionerët, duke deklaruar se në këtë mënyrë, institucioni që ai drejton kthehet në sekretariat teknik.LSI mbështeti avokatin, ndërsa socialisti Majko propozoi një rrugë të mesme.Spartak Braho: Meqënëse e konsideroj strukturën e institucion të pavarur le ta dëgjojmë dhe le ta respektojmë kërkesën e tij.Igli Totozani: Duke qenë se e konsioderojmë një nga elementët më të rëndësishëm të pavarësisë, dhe ky moment, i lidhur ngushtë dhe me mekanizmin, i lidhur ngushtë edhe me një pikë tjetër dëmtojnë seriozisht pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit. Ne propozojmë që ky nen të mbetet siç ishte. Avokati i Popullit propozon, Kuvendi miraton. Avokati i Popullit me këtë nen kthehet në një sekretariat teknik.Pandeli Majko: Po marr shembullin që ju jeni standardi i një avokati shumë të mirë që me përgjegjshmëri i sjell një listë kandidaturash shumë të mira kuvendit, por mund të ketë një avokat tjetër i cili nën llogjikën e lobimit apo të kontrollit të institucionit të tij, sjell kandidatura jo të mira, prandaj parlamenti është që të bëjë këtë vlerësim.Në fund, u vendos që Avokati I Popullit të bëjë vlerësimin e kandidaturave dhe ti përcjellë komisionit të ligjeve vetëm 4 emra, i cili nga ana e tij do përzgjedhë vetëm 2 emra për t’i dërguar pë votim në Kuvend.Ndërkohë, Avokatit të Popullit iu shtua edhe një komisioner për parandalimin e mekanimzit të torturës.