Muzeu i Luvrit, tani edhe në Abu Dhabi
Kompania e zhvillimit të turizmit dhe invesimeve në Abu Dhabi ka dekalruar se kanë arritur një moment historik, duke ndërtuar muzeun e Luvrit në Abu Dhabi, ku kanë instaluar edhe kuplën që peshon 7 mijë ton.Kompania tha se janë shumë afër arritjes së planit dhe përmbushjes së afatit për ta përfunduar projektin në vitin 2015. Drejtori I infrastrukturës në kompaninë e zhvillimit të turizmit Jassim al-Hammadi, tha se I gjithë muzeu përfundon në 2015, por sot janë mbledhur me rastin e ndërtimit të kuplolës, që sipas tij është edhe pjesa më e rëndësishme. Ai tha se ndërtimi i saj ishte i vështirë dhe kompleks, pasi struktura e saj në formë pazëlli kërkonte 85 pllaka të mëdha çeliku dhe peshon 7000 ton.Aktualisht kupola është vendosur në majë të 120 kullave të përkohshme mbështetëse, të cilat do të shpërbëhen muajin e ardhshëm. Struktura do të vensodet mbi katër shtylla të përhershme. Projektuar nga arkitekti i famshëm Jean Nouvel, galeritë e ndryshme të Louvri Abu Dhabi do të zënë një sipërfaqe prej 9,200 metra katrorë, ku muzeu kryesor I veprave të artit, i cili do të përfshijë piktura nga më të lashtat dhe deri më bashkëkohoret do të zërë një sipërfaqe prej 6,681 metër katror.Pasi të përfundojë, Louvri i Abu Dhabit do të jetë një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Dy muze të tjerë, Muzeu Kombëtar Zayed dhe Guggenheim, janë planifikuar gjithashtu të përfundojnë në 2016 dhe 2017 respektivisht.Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, po investon miliarda dollarë në turizëm, industri dhe infrastructure, përvec biznesit të naftës.