Televizioni irakian humor me ISIS, satirë me qeverisjen brutale të Shtetit Islamik

Humor dhe lojë fjalësh pa kuptim janë armët e fundit që po përdoren kundër militantëve të Shtetit Islamik. Duke luajtur me fjalët Kalifa, ose Kalifati dhe Kurafa që do të thotë mite apo bestytni, shfaqja më e re komike e Irakut, e quajtur 'Dawlat al-Khurafa' ose "Shteti i Miteve" ka nisur të shfaqet këtë muaj në televizionet irakiane.Shfaqja vë në lojë me satirë të hollë dhe humor qeverisjen brutale dhe të çuditshme që shteti islamik po imponon në zonat që ka nën kontrroll.Në trajlerin e shfaqjes, kalifati i vetëshpallur nga Shteti Islamik shfaqet i udhëhequr nga një kor militantësh të veshur me uniformën e gjelbër të Sadam Huseinit. Ky i fundit i drejton militantët me një kamzhik në dorë teksa ata këndojnë të entuziazmuar për prerjen e kokave. Por në fund trajleri përfudnon që kreu i kalifatit nxjerr pistoletën e tij dhe i qëllon ata një e nga një, përpara se të vrasë veten në fund.Sipas ideatorit të shfaqes, qëllimi i kësaj shfaqje është të luftojë propagandën e shtetit islamik me rrjetet sociale, ku publikojnë video të tmerrshme për të përhapur panik tek njerëzit.Skenaristi Thaer Chiyad, i cili përdor një pseudonin, thotë se 30 puntatat e kësaj shfaqje do të shërbejnë për tu treguar njerëzve natyrën e vërtetë të grupit ektremist dhe sjelljen e tyre ektremiste. Aktorët dhe krijuesit e kësaj shfaqje, përpos rrezikut, thonë se janë krenarë që po kontribuojnë me atë që munden në kuftën kundër shtetit islamik.