"Nuk do ta hetojmë Presidentin, megjithëse ka qënë shumë aktiv në KLD"

Tiranë – Mazhoranca qeverisëse nuk do ta hetojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani në rolin e tij si Kryetar i KLD-së, megjithëse rezulton mjaft i përfshirë në marrjen e vendimeve në drejtësi.Këtë “garanci” e ka dhënë deputeti i PS-së, Ulsi Manja, në një intervistë me gazetaren e “Ora News”, Klementina Cenkollari.“Jo, ne nuk do të merremi me Presidentin e Republikës, pavarësisht se Presidenti ka një rol të caktuar në KLD, është kryetar dhe me ligj përcakton rendin e ditës së punës në mbledhjet e KLD-së, - tha Manja.–Ai e krahasoi rastin e Nishanit me atë të presidentëve “në disa shtete të BE-së, ku KLD-ja kryesohet nga Presidentët, por roli i Presidentit është më tepër honorifik, për shkak se është një figurë kushtetuese që përfaqëson unitetin e kombit.”E në këtë këndvështrim, duke u kthyer tek Presidenti Nishani, Manja vuri në dukje se “konstatohet lehtësisht se Presidenti ka qënë shumë aktiv në vendimarrjet e drejtësisë. Por gjithsesi,kjo ngelet për t’u çmuar nga vetë Presidenti i Republikës sesa ai është serioz në ushtrimin e funksioneve që i ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji në raport me pushtetin gjyqësor. Aktiviteti i Kuvendit ndalon këtu, - theksoi në përfundim deputeti socialist.ar.sh/Oranews.tv