Obama këshillon kanadezët për sigurinë, por tjetër person hyn në Shtëpinë e Bardhë

SHBA- Presidenti amerikan, Barack Obama, i shprehu ngushëllimet popullit kanadez duke e quajtur tragjedi ngarjen e ndodhur një ditë më parë, kur një ushtar u vra nga të shtënat në Parlamentin e vendit në Otava.Obama gjithashtu theksoi se duheshin përforcuar masat e sigurisë për të shmangur ngjarje të tilla."Nuk e kemi gjithë informacionin për të shpejguar arsyen që motivoi të shtënat. Nuk e dimë ende nëse ai person ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë, apo nëse kishte vepruar individualisht. Por gjithsesi theksoj se duhet të tregohemi vigjilentë, kur bëhet fjalë për t'u përballur me akte të tilla tërrorizmi", tha Obama për mediat nga Shtëpia e Bardhë.Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, duhet të punonin bashkë kundër terrorizmit, duke i quajtur fqinjët veriorë si një prej aleatëve më të afërt në mbarë botën.Në të njëjtën ditë me sulmin në parlamentin kanadez, një tjetër person kapërceu gardhin e Shtëpisë së Bardhë, por u neutralizua menjëherë nga qentë roje të Shërbimit Sekret, e më pas u arrestua.31Në pamjet e lëshuara nga Shërbimi Sekret tregohen agjentët që rrethojnë personin në fjalë në lulishten e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë.Para një muaji një tjetër person kaloi gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë i armatosur me një thikë dhe arriti të futej deri brenda godinës, duke ngritur shumë dyshime mbi nivelin e sigurisë, pas të cilit dha dorëheqjen edhe Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Xhulia Pirson.Personi kapërceu gardhin rreth orës 7:15 me orën lokale dhe u kap pothuajse menjëherë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret nuk dha shpjegime të mëtejshme, por dihet vetëm që ai u dërgua në një spital për vlerësim të gjendjes psikologjike.46