Kosova mbulohet nga flokët e para të dëborës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2014, 09:02
Kosove – Prishtina gdhiu sot e mbuluar me dëborë. E cila i ka dhënë një imazh ndryshe kryeqytetit të Kosovës, por edhe qyteteve të tjera përreth saj.Flokët e para të dëborës kanë treguar se tashmë temperaturat kanë ndryshuar dhe po i afrohemi më shumë dimrit.Një mot i cili ka befasuar edhe qytetarët, pasi janë mësuar që dëbora në Kosovë të vijë më me vonesë në vend.Sipas meterologëve, temperaturat minimale do të luhaten nga 2-4 gradë C, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë në 7 gradë C.
/mp/oranews.tv/