Në Shqipëri gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtin pozicion pune

Në Shqipëri gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtin pozicion pune, sipas sondazhit të publikuar nga "Deloitte Albania", për përfaqësimin e grave në sipërmarrje.Sipas raportit 66.4% e të pyeturve i perceptojnë gratë në pozicione drejtuese si teper profesioniste, 40% besojnë se gratë kanë aftësi të mira analitike. 40.5% mendojnë se ndershmëria është karakteristika kryesore e grave. Vetëvlerësimi 23.6%. Ndërsa burrat në poste ekzekutive përceptohen si liderë shumë të fortë nga 50.8%, dhe vetëbesim 50.8% dhe aftësi lidershipi 62.4%. 67% e të pyeturve pranojnë se ka më shumë mundësi që gratë të jenë më të rrezikuara në rrethana të shkurtimit të personelit. 62% e drejtuesve pranojnë se gratë kanë rezultate më të mira se burrat në përfitimin e një drejtpeshimi pune jetë. 47% e të pyeturve u shprehën se burrat marrin rezultate më të mira kur përballen me sfidat e sipërmarrjes.Pyetjes nëse do të pëlqenit një drejtues burrë apo grua, 62% i janë përgjigjur se gjinia nuk ka rëndësi, ndërsa 23% preferon meshkujt. Ndërsa pyetjes se a duhet që ligji t'u garantojë grave një vend në bordet e kompanive 48% i janë përgjigjur PO ndërsa 27% me gjasë JO.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, u shpreh pro vendosjes së kuotave për numrin e grave në biznes ashtu si edhe në politikë.Por përfaqësuesit e biznesit shprehën për një përdorim të kujdesshëm të kuotavë.Sipas kërkimit që përfshiu kompanitë më të mëdha ndërkombëtare, sipërmarrjet që kishin punësuar më shumë gra, kishin rezultate më të mira financiare. Kjo do të thotë se diversiteti shpërblen.