Lufta kundër kancerit të gjirit, Rama: Gjiri i gruas është bukuri. Kujdesu!

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, nesër do të mbahet një konferencë, ndërsa kryeministria do të shndërrohet në një ekran të gjallë në betejë kundër kancerit të gjirit, i cili sipas kryeministrit luftohet vetëm duke u informuar.Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.“Nesër në 18.00 Kryeministria bëhet ekran i gjallë i betejës kundër nje kanceri që luftohet me informacion #Mosehumbni”, shkruan RamaKëtë shkrim, kryeministri Rama e shoqëron edhe me një foto të kryeministrisë ngjyrë rozë, ku në çdo dritare të godinës ndodhet gjiri i gruas, së bashku me fiongon rozë, simbol i sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit.