Shkon në 6 numri i foshnjeve të pajeta në Kanada, arrestohet një grua

Kanada- Policia kanadeze bëri të ditur se ka akuzuar një grua për mbylljen në një magazinë të trupave të pajetë të gjashtë foshnjeve, por ajo nuk akuzohet për vrasjen e tyre.Të mërkurën policia u njoftua për disa trupa të mbyllur në një magazinë në Uinepeg.Një ditë më parë policia raportoi se kishte gjetur trupat e 4 foshnjeve, por pas kryerjes së autopsisë, numri u rrit në 6.Gruaja e arrestuar është personi që kishte marrë me qera magazinën. Ajo quhet Andrea Gisbreht, e njohur edhe si Andrea Navorjnski.40-vjeçarja kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe po mbahet në gjendje arresti.Ende nuk është konfirmuar nëse trupat kanë lidhje me foshnjet e raportuara të humbura më pare dhe është ende e paqartë se sa kohë kanë kaluar trupat në magazinë.