Kapen në Vlorë, Apeli i sirianëve klandestinë: Na jepni mundësinë të jetojmë

Vlorë – Klandestinët sirianë që së fundmi rëndom po dëgjojmë që po kapen në Shqipëri në tentativë për t'u larguar drejt perëndimit, mbartin drama brenda tyre. Teksa tregojnë se kanë parë vdekjen e të afërmve nga plumbat e luftës, synojnë largimin në skajin më të largët, Suedinë, që e cilësojnë destinacionin final.[caption id="attachment_407100" align="alignnone" width="655"]sirianet (Në foto: Klandestinët sirianë në korridoret e Policisë së Vlorës)[/caption]Të zbathur, të pangrënë prej ditësh, prej kur ka nisur edhe udhëtimi i tyre drejt një vendi të paqshëm, siç e cilësojnë ata destinacionin final, por janë kapur nga Policia e Vlorës në Orikum.Janë 29 klandestinë, mes tyre dhe nëna me fëmijë që në tentativë për t'iu larguar betejave të luftës ku është përfshirë Siria, kanë marrë rrugën për një jetë më të mirë.[caption id="attachment_407249" align="alignnone" width="640"]sirianet 1 (Në foto: Klandestinët sirianë në korridoret e Policisë së Vlorës, mes tyre dhe gra e fëmijë)[/caption]21 vjeçari të cilit zgjedhim ta quajmë me pseudonimin Aliu, pasi cilësohet emigrant lufte, ka zgjedhur të udhëtojë si klandestin për të shkuar në Suedi, ku ai mund të jetë larg mjaftueshëm nga lufta e Sirisë.“Kemi udhëtuar prej ditësh, mundëm të gjenim rrugën për në Shqipëri, ku theksoj, nuk është destinacioni ynë, por vetëm vendi tranzit, nga ku duam të shkojmë në Mal Të zi. Më pas të vijojmë deri në Suedi, ku kemi qëllim të kërkojmë strehim si emigrantë lufte. Ju lutemi mos na ktheni mbrapsht, policia është treguar e kujdesshme me ne, shteti juaj të na lejojë të vijojmë për në Mal të zi, ju jeni vend i varfër, nuk synojmë të rrimë këtu” – shprehet ai.[caption id="attachment_407251" align="alignnone" width="640"]3 (Në foto: Klandestinët sirianë në korridoret e Policisë së Vlorës, të lagur dhe të paushqyer)[/caption]Por Aliu nuk është i vetëm, bashkë me të kanë marrë rrugët edhe të afërm, ndërkohë që të tjerë nuk kanë mundur, pasi nuk arritën t'i mbijetonin sulmeve në Siri.“Kemi parë tmerre me sy, të afërmit tanë na kanë vdekur para syve. Në Siri kurrsesi nuk mund të kthehemi, kërkojmë shancin të jetojmë. Mos na e merrni, apelojmë që të na mundësohet kalimi nga Shqipëria për në mal të Zi” – lutet 21 vjeçari.29 klandestinët sirianë u kapën rreth orës dy të mëngjesit, ndërkohë që shumë prej tyre të zbathur e me rroba të lagura, por përballen edhe me uljen e ndjeshme të temperaturave.