Atentat në Shkodër, qëllohen nga një automjet dy shtetas, s’ka të lënduar

Shkodër- Pas atentatit ndaj biznesmenit të ndërtimit në Vlorë, një tjetër atentat është regjistruar në harkun e më pak se 24 orëve, kësaj here në Shkodër.Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 22:30 të mbrëmjes në rrugën nacionale në afërsi të kufirit ndarës Shkodër-Lezhë, persona të paidentifikuar, të cilët po lëviznin me një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz ngjyrë e bardhë, i cili drejtohej nga shtetasi K.P, 40 vjeç.Mësohet se në automjet me 40-vjeçarin ishte pasagjer edhe shtetasi N.R, 46 vjeç, të dy banues banues në Malësinë e Madhe.Fatmirësisht nga të shtënat, nuk ka të lënduar, ndërsa automjeti me atentatorët është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.Policia ka nisur procedim penal, pa autor, për ngjarjen. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin e autorëve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për vepren penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve” e “Kanosje”.