Tiranë, arrestohet tregtari me 3800 paketa pa pullë në shtëpi dhe makinë

Tiranë – I gjenden në makinë 700 paketa me cigare nga policia, që në dyshim e sipër i ka kontrolluar edhe shtëpinë, ku ka zbuluar 3100 paketa të tjera, ç'ka bënë që të vihet në pranga menjëherë ditën e sotme, 58-vjeçari Vlash Zaka me akuzën: “Tregëtimin dhe trasport të mallrave kondrabandë”.Policia e kryeqytetit ka njoftuar se nga kontrolli i ushtruar ne automjetin tip FIAT PANDA me targe AA578GJ, u gjeten 700 paketa cigare te markave Marlboro, Murati Ambasador dhe Slims Karela, te cilat ishin pa pulle fiskale.Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 3.110 paketa të markave Marlboro, Murati Ambasador, Merit dhe Fency, të cilat ishin pa pullë fiskale.Nga hetimi i kryer u konkludua se vlera e mallit të sekuestruar shkon rreth 1.240.000 lekësh të rinj. Për sa më lart ndaj shtetasit Vlash Zaka, u bë arrestimi në flagrance. Materialet ju referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.ar.sh/Oranews.tv